Një gjyq politik ndaj presidentit të Republikës e ka konsideruar deputeti i opozitës në parlament Lefter Maliqi, seancën e sotme të Kuvendit në të cilën u votua për ngritjen e komisionit hetimor. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Maliqi solli në vëmendje darkën e shumëpërfolur të 2013, e njohur si darka e ngjalava, për të cilën tha se ju po i beni gjyqin presidentit atij që mes natës shiut vapës e kerkonte në takim në bllok apo Lalëz me ngjala dhe e bëri kryeministër në 2013.


“Une e di merakun tuaj se ai eshte e keqja juaj dhe i miri i socialisteve dhe shqiptareve sepse ju e dini qe ai ju nxjerr ne opozite, sepse Lulin spo e beni dot per vete sic e bete ne 2017, ku u bete bashke me PD dhe sulmuat Meten. Por jua mori 19 deputete, tani jua di hallin c’nuk i bete e i kudiset per ta minuar hetuar etj por deshtuat, dhe ne 1992 donin ta arrestonin. “ tha Maliqi.


Fjalimi i plotë:


Fjala ime ne Parlament. Te nderuar shqiptar qe po na ndiqni, sic po e shihni ,Kryeministri i rilindjes i pakices dhe jo i socialisteve pasi e pate si foli duke qare pas zgjedhjeve farse te 30 Qershorit ku smori as 15 % foli si diktator si Enveri duke i bere gjyqin politik Presidentit.So parlamenti i sistemit te kalbur politik te 2008, qe si sherben interesave tuaja por kryetarit te tyre, sot kryeminister, po bejne shown e radhes me komision hetimor. Thjesht nje farse e gjyq politik, njesoj si zgjedhjet nje partiake, plot turp e te deshtuara te 30 qershorit. Ngrejne komision hetimor per shkarkimin e presidentit pse? Sepse shmangu nje konflikt civil ne 30 qershor duke bere qe socialistet e ndershem te braktisin votimet dhe opozita te njoh dekretin e presidentit dhe te braktiste votimet farse moniste. Une dhe shqiptaret e kuptojme shume mire dhe dolen fjalet e mia ketu ne parlament qe ju spo qeverisni por jeni te kapur nga krimi, bandat, oligarket sic u pa dhe nga pergjimet e Bild. Ju spo investoni por po abuzoni, ju keni arrestuar te varferit dhe boset i keni jashte se jeni te lidhur, ju beni shantazhime, presione, arrestime politike sepse snjihni as ligj as kushtetute, ju i moret te gjitha institucionet edhe KQZ, dhe prokurorine, SHIK-un, bashkite, tani doni dhe presidentin, dekretin. Dekretin e gjykon vetem kushtetuta jo idajeti juaj dhe kolegji sicialist. Ju po i beni gjyqin presidentit haha studentit te dhjetorit 90, atij qe ka drejtuar rinine socialiste, atij qe ka qene dy here kryeministri juaj, atij qe ka qene kryetari juaj i parlamentit, ai qe eshte 24 karatsh socialist, atij qe kryetari juaj i rilindjes dhe jo i socialisteve i rrinte prapa deres kur ishte kryebashkiak, atij qe sla njeri pa i futur duke ju ulur per pushtet dhe ne 2007 e beri serish kryebashkiak te Tiranes, atij qe mes nates shiut vapes e kerkonte ne takim ne bllok apo lalez me ngjala dhe e beri keminister ne 2013. Une e di merakun tuaj se ai eshte e keqja juaj dhe i miri i socialisteve dhe shqiptareve sepse ju e dini qe ai ju nxjerr ne opozite, sepse Lulin spo e beni dot per vete sic e bete ne 2017, ku u bete bashke me PD dhe sulmuat Meten. Por jua mori 19 deputete, tani jua di hallin cnuk i bete e i kudiset per ta minuar hetuar etj por deshtuat, dhe ne 1992 donin ta arrestonin. Pra ju e dini qe aftesite e tij drejtuese politike organizative jane te medha dhe doni ta godisni por shqiotaret e dine qe i forti sulmohet,pema qe ka kokrra goditet. Ju e dini qe PD, LSI, PDIU, PBDNJ, bashkimi i tyre ju nxjerr automatikisht ne opozite. Por ju ne opozite po ju nxjerrin dhe socialistet e ndershem se spo u sherbeni fare. Jemi 6 vjet prapa, pupu te keqen e Saliut qe dhe ai ju del ne enderr ai la gjurme. Antaresoi Shqiperine ne NATI, liberalizoi vizat per BE, beri rrugen e kombit, bashkoi shqiptaret fshat-qytet dhe kombin duke bere qindra km rruge ,2 fishoi pagat e mesuesvee, mjekeve infermiereve, dyfishoi pensionet, tynelin e elbasanit e plot investime. Kurse ju premtuat 300 mije vende pune por emigruan 300 mije dhe kudo ka pllakos papunesia e varferia sa 81 % e shqiptareve sot skane mundesi te bejne nje dite plazh. Premtuat rend ne 300 diteshin e pare por kudo tritole vrasje grabitje bankash, droge ne gjithe Shqiperine,rritet cmimet e ujit te dritave, rritet taksat, kudo vjedhje, paaftesi emerine nepotike, korrupsion me ministra, nje pjese deputetesh dhe drejtoret e pergjithshem dhe nje grup oligarkesh. Me te drejte populli thote po si nuk ngopeni, ku i coni, ku i fsheni, per cfare i doni miliardat, sa do rroni te gjithe, 2 m vend do kemi na pret parajsa dhe disa ferri. Ju deshtimin e quani fitore, humbjen e quani triumf, skeni me as turp as cipe, mbetet me tepsi e filxhana, me Romeo e Zhuliet, me citjane e gjethe fiku, mjere populli kush i drejton. Thirrja ime eshte per shqiptaret jo per ju se ju jeni ushtare sjeni deputet, ju beni cu thote kryerilindasi qe seshte ne rregull, qe fjalet shpifjet e ketyre per Meten jane dizinformacione, perhapje paniku se ka frike nga reforma ne drejtesi jo do arrestohet, i mbyturi kerkon te mbys po mbytet vet. Meta eshte me lart se keta, me punetor se keta me kurajoz se keta, me socialist se keta, dardha e ka bishtin prapa, respekt dhe mirenjohje per socialistet e ndershem qe ju kane braktisur dhe gjithe shqiptaret. Rrofte demokracia, poshte krimi rilindas dhe diktatura, e vetmja endrra juaj e deshtuar, edhe partia e Patozit konstatoi shkelje te renda gjate procesit te votimit dhe numerimit. Imagjino dhe te vetem cfare nuk bete, mendjen tek manipulimet, shantazhet, votimet fallco. Ky ishte deshtim dhe ju nuk hiqni dore dot nga krimet elektorale. Mosmirenjohja eshte vesi me i ulet juaji. Ju jeni mosmirenjohes Ilir Metes qe ju solli ne pushtet ne 2013 dhe vazhdoni te jeni. Koha per revolucion demokratik popullor te qendrueshem jo me protesta 2-3 oreshe. Populli duhet te versulet si uragan, te zhduk Rilindjen e krimit.Fatet dhe e ardhmja e vendit jane ne rrezik, te gjithe ne kembe kunder instalimit te diktatures dhe qeverise se krimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb