TIRANE

Deputeti i opozitës në parlament Lefter Maliqi është kthyer sërish edhe sot pas në kohë, ndërsa ka postuar një video të 2005, kur Ilir Meta në këtë përiudhë kryetar i LSI-së, mori 5 mandate deputetësh. Bashkëngjitur videos, Maliqi ka edhe një kërkesë me doza ironie për kryeministrin Rama.


Ndërsa shkruan se kryeministri sot ka përvetësuar të gjitha postet më të larta të vendit, Maliqi i kërkon Ramës të mos e shkarkoje Presidentin, të mos ia plotësojë këtë dëshirë, duke e paralajmëruar se nëse kthen Ilir Metën në bazë pjesëmarrjen në votimë do e ketë edhe më të ulët se 30 qershori.


“Z.Kryeministër, Kryepolic, Kryeprokuror, Kryebashkiak, Kryekomandant, Kryediplomat, Kryerilindas, Kryekushtetues , Kryeopozitar të lutem mos u bej dhe President, të lutem 1000 herëmos e shkarko Presidentin, se po e bërë do të bien të gjitha detyrat e mësiperme. Shih videon është e 2005 me cilësi jo të mirë dhe mori 5 mandate dhe në 2017 mori 19 mandate deputetësh, të lutem mos e kthe në bazë se do ta marr timonin dhe tepsinë do ja jap popullit.


Mos ja plotëso dëshirën se nga 21,6% sipas teje mqse vet votove vet i numerove , po e shkarkove do përfundosh 11.6%. Kam besim se ti s’je as ironik as arrogant por je njëri që punon për popullin, po e lulëzon këtë vend me papunësi, krime, trafiqe, korrupsion, emigrim masiv, shantazhe, kercenime, burgosje tëvarfërish për energji elektike, për 3 gr droge, dhe arrestime politike. Emërime nepotike me drejtues arrogant e të paaftë. Kthjellohu, reflekto, shijoje pasurinë që ke vënë për 20 breza në kurriz të socialistëve të ndershëm të zhgënjyer dhe shqiptarëve që i ke katandis si mos më keq ku 85% e tyre s’bëjnnë dot një ditë plazh.” shkruan Maliqi.

(BalkanWeb)