Deputeti Lefter Maliqi me anë të një statusi në “Facebook” ka kujtuar kohën që ka shërbyer në Policinë e Shtetit dhe ka përcjellë një mesazh ndaj të gjithë ish-kolegëve të tij.


Maliqi iu bën thirrje policëve që të mos bëhen me Ramën, që sipas tij është me bandat, por të jenë me popullin shqiptar.



Postimi i Lefter Maliqit:

Thirrje drejtuar ish kolegëve të mi të Policisë së Shtetit ,si prinder si qytetar mos u bindni Kaloresit deshtak te Rilindjes pasi po ju perdor kundra popullit qe kerkon liri,demokraci,zgjedhje te lira gjithëperfshirëse dhe te ndershme.

Detyra e policise eshte rendi ,siguria dhe goditja ndaj krimit e bandave ,jo perplasja me popullin.Ju jeni ne sherbim te popullit,disnancohuni sa me shpejt.Kaloresin deshtak po e marrin më qaf keshilltaret e tij mjeranë te paafte e servila dhe bandat qe e kane narr peng.

Kaloresi po perdor ish këshilltaret e tij besnik e te paafte, eprorin tuaj Lleshaj i cili ngaterron ushtrin dhe policinë,ushtria eshte per lufte e mbrojtje,policia i sherben popullit dhe lufton vetem krimin,bandat,kriminelet dhe jo popullin qe do liri demokraci,zgjedhje te lira dhe te ardhme Europiane.

Kalorësi i futi policet ne veting i futi në strese po i perdor politikisht kundra popullit per te ruajtur pushtetin e vet te kapur nga mafie e bandat te cilat se lënë të dorëhiqet.

Fati i tij dihet po shkon drejt humneres dhe po con vendin ne katastrof. Une jam me ju si ju ish koleget e mi te policise dhe me popullin qe s’do diktaturen dhe te komandohet nga ky Kalores i mbajtur peng nga krimi e bandat.

(d.xh/Balkanweb)