Malisheva ka arritur një fitore historike në debutimin në Europë. Ekipi nga Kosova mundi 1-0 Buducnostin, në takimin e parë kualifikues të Conference League.

Goli i vetëm i takimit në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Podujevë, mban firmën e Brrutit në të 67-tën, i cili u shërbye nga Sobowale. Malazezët u përpoqën që të reagojnë, por nuk ia dolën dot. Fokusi është te takimi i kthimit, i cili do të mbahet në javën e ardhshme.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb