Policia e Mallakastrës bën me dije një 26-vjeçar ka aksidentuar një këmbësor 48 vjeç në Ballsh.

Këmbësori mori plagë të shumta, ndërsa ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër

Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:15, në qytetin e Ballshit, shtetasi G.M, 26 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin I.M, 48 vjeç, banues në Ballsh, i cili ishte duke ecur në këmbë.

Për pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe pas ndihmës së parë në Spitalin e Ballshit u trasportua për në Spitalin Rajonal Fier por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb