MALLAKASTËR

Një banesë është përfshire nga flakët në fshatin Aranitas në bashkinë e Mallakastrës. Shtëpia e shtetasit, Mersin Bregasi rreth 100m2 është shkrumbuar totalisht nga flakët.  Shkak mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Gazetari i “BalkanWeb”, Ervis Kuçi, raporton se brenda në banesë ndodhej vetëm një e moshuar, e cila fatmirësisht është nxjerrë prej aty pa pësuar dëmtime.

Forcat zjarrfikësen të Mallakastrës kanë hasur vështirësi për shkak  të terrenit të vështirë. Kjo familje tashmë ka humbur gjithçka që kishte brenda ambienteve  të shtëpisë, e cila i shkrumbua nga flakët.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb