MALLAKASTËR

Një shtetas në fshatin Visokë, me inicialet A.C. 46 vjeç, i cili dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është mbyllur brenda në banesë  duke i vënë zjarrin kësaj të fundit.

Falë ndërhyrjes së policisë dhe shërbimeve të zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja nga banesa e 46 vjeçarit dhe dhënia e ndihmës së parë pasi ishte asfiksuar duke shmangur në këtë mënyrë një tragjedi të mundshme.

Aktualisht 46 vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në spitalin e Ballshit.

Informacion paraprak

Ditën e hënë rreth orës 22:00, në fshatin Visokë, shtetasi A.C, 46 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike i ka vënë zjarrin banesës dhe është mbyllur brënda në banesë.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në një shkallë të lartë vështirësie bënë të mundur nxjerjen nga banesa të shtetasit A.C dhe i kanë dhënë ndihmën e parë pasi ishte asfiksuar.

Aktualisht 46 vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në Spitalin e Ballshit.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit në banesë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb