Për atë tifozë kroatë të cilët janë supersticioz ky nuk është një lajm i mirë.

Kjo sepse duke nisur që nga Botërori i 2006 çdo portier i skuadrës humbëse në finale ka qenë pjesë e ekipit të Monaco-s.

Në fillim ishte Fabien Barthez, i detyruar të gjunjëzohet në Berlin, përballë penalltive perfekte të ekzekutuara nga Italia në mbrëmjen magjike të azzurrëve në Kupën e Botës në 2006. Më pas, në 2010 ishte radha e Stekelenburg të përulej përballë Iniestës dhe në fund, në Botërorin e 2014 i takoi portierit të Argjentinës, Romero që të merrte topin nga fundi i rrjetës, pikërisht aty ku e kishte dërguar Goetze për t’i dhënë fitoren Gjermanisë.

Edhe të dielën, në finalen e Botërorit, te Kroacia do të luajë si portieri Subasic, i cili aktivizohet me Monaco-n. Një koinçidencë të cilën portieri i Kroacisë shpreson ta mposhtë, për t’i hequr damkën edhe Monaco-s.

Barthes e kishte veshur fanellën e Monaco vite përpara finales, Stekelenburg e mbajti veshur pak kohë pas finales së 2010, Romero vinte pikërisht nga Montecarlo, aty ku ishte huazuar nga Sampdoria. Në përfundim, Subasic është aktualisht portieri titullar i ekipit të Monaco-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb