TIRANE

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka reaguar ndaj qëndrimit të mbajtur sot prej deputetit të LSI-së, Lefter Koka, i cili doli kundër djegies së mandatit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Malltezi thotë se Lefteri po detyrohet të hedhë “vallen e Ramës” për shkak të firmës që ka hedhur kur ishte ministër Mjedisi, në atë që e quan afera 178 milionë euro e inceneratorëve.

“Shembulli tipik i qeverisjes: Blerja ose shantazhi. Këtij hallexhiut i deklarova 14 muaj më parë “Pendohu, bëhu dëshmitar i drejtësisë” lidhur me aferën kriminale të inceneratorëve ku Rama-Ahmetaj po përlajnë 178 milionë euro, por Teri ka firmos për këtë aferë dhe tani do hedhë vallen sipas Ramës. 14 muaj që qeveria i fshihet debatit për inceneratorët! Çfare halli i madh i ka zanë?”, – shkruan Malltezi.

Reagimi i demokratit vjen pasi Lefter Koka përmes një statusi në Facebook, sqaroi arsyet pse nuk do ta digjte mandatin e deputetit dhe akuzoi Berishën që kishte kapur për hunde edhe LSI-në ashtu siç kishte bërë me Lulzim Bashën.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb