SHBA

Kim Kardashian dhe Kanye West u bënë prindër të një djali më 10 Maj, dhe vendosën ta quajnë Psalm West. Por për të gjithë ju që donit të dinit pse zgjodhën këtë emër, Kris Jenner ka shpjeguar gjithçka.

Për ‘ET Online’ ajo tregoi që emri është një referencë e librit në Testamentin e Vjetër të Biblës. Përkthimi i drejtëpërdrejtë është “këngë” ose “muzikë instrumentale”. Kujtojmë që Kanye është një muzikant që organizon çdo të dielë një festival të krishterë spiritual.

Por jo vetëm kaq. Kris ka treguar që emri shkon përtej këtij shpjehimi dhe “është thjeshtë një mënyrë e mrekullueshme për të festuar si ata ndihen. Dhe ai është një bekim, është perfekt. Ai është thjesht i adhurueshëm.”

Një burim është shprehur për revistën që Kanye po ja dedikon sërish veten Zotit: “Kanye po përjeton një rigjallërim spirtual këto kohë. Çdo emër ka një kuptim që është personal mes Kanye, Kim dhe fëmijës. Psalm është një reflektim i mirë për atë ku Kanye dhe Kim ndodhen shpirtërisht.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb