FIER – “Gjatë muajit Tetor, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, mamografët e lëvizshëm po ofrojnë shërbim pa ndërprerje afër vendbanimit për diagnostikimin në kohë të kancerit të gjirit për gratë, nga veriu në jug të vendit”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër ofrimin e këtij shërbimi në Fier, ku mamografi i lëvizshëm do të qëndrojë për disa ditë.

“Këtë vit dyfishuam shërbimin e mamografisë në spitalet rajonale, por edhe aty ku ende nuk ofrohet ky shërbim, ne po e mundësojmë me mamografët e lëvizshëm, me të cilët shërbimi po ofrohet afër vendbanbimit, jo vetëm në Tetor, por gjatë të gjithë vitit”, tha Manastirliu.

Vetëm gjatë 9-mujorit të parë të këtij viti, janë kryer 1400 mamografi më shumë se i gjithë viti 2017.

Gjatë muajit Tetor, shërbimi i mamografisë ofrohet falas me orar të zgjatur, nga ora 08:00- 18:00 nga e hëna në të premte dhe 08:00-14:00 të shtunave në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3 në Tiranë, në Maternitetin “Mbretëresha Gerladinë”, në QSUT si dhe në 9 spitale rajonale ku ofrohet ky shërbim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb