Duket e pabesueshme, Pep Guardiola nuk paraqitet në gjysmëfinalet e Champions League që kur ishte pjesë e Bayern Munich, titulli është një kujtim edhe më i largët, i fundit ishte më Barçën në 2011. Në tre vitet e fundit në krye të Man.City, Pep nuk ka shkuar kurrë në gjysmëfinale, e të mendosh që ka shpenzuar 600 milion euro, pikërisht kjo shifër e bën më shume absurde këtë fakt, të shpenzosh një shumë kaq marramendëse për të shkuar deri në çerekfinale.

1143350816.jpg.0
1143350816.jpg.0

Në vitin e tij të parë me “qytetarët”, Pep u eliminua nga Monako, në vitin pasues e fshiu Liverpool, ndërsa këtë herë ishte radha e Tottenham për ta larguar nga Champions. Deklarata e tij përpara sfidës së kthimit kundër “gjelave”: “City nuk ka investuar për të fituar në Champions”, duhet analizuar më gjatë, pasi eurot nuk i kanë munguar kurrë, këtë herë eliminimi ishte dhe më i hidhur pasi festën ia prishi vetëm sistemi VAR:

0 Manchester City V Tottenham Hotspur Uefa Champions League Quarter Final Second Leg Etihad St
0 Manchester City V Tottenham Hotspur Uefa Champions League Quarter Final Second Leg Etihad St

“Jam shumë krenar për reagimin e tifozëve. Jemi të trishtuar për ta por duhet të ecim përpara. Futbolli është i paparashikueshëm, un vijoj të mbështes sistemin VAR por jemi jashtë Champions League për një gol me dorë nga Lloriente, atë gol e sheh shpesh ne volejboll, u shpreh Guardiola në përfundim të sfidës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb