Paul Pogba dhe Carlo Tevez, gëzim në fushë dhe “dhimbje” në merkato. Dy lojtarët më të rëndësishëm të Juventus-it vazhdojnë të mos e kenë të qartë të ardhmen e tyre. Sipas shtypit anglez për mesfushorin francez Man.City e ka seriozisht: 96 milion euro për kartonin dhe 27 milion për të joshur lojtarin. “Mirror” shkruan se sheiku Mansour dëshiron të djeg konkurrencën e Barcelonës, Real Madrid, Psg, Man.United dhe Chelsea me këtë super ofertë. 27 milion euro në sezon, 17 prej të cilave neto në xhepin e Pogbas, është një shumë e çmendur që pritët të merret seriozisht nga Pogba. Nëse francezi shihet gjithnjë e më larg Torinos, Carlo Tevez mund të zgjasë kontratën me bardhezitë. Pas ndeshjes së kthimit kundër Real Madrid, Marotta do të takohet me agjentin e Tevez për ti ofruar një kontratë të re: rinovim të kontratës ekzistuese deri në vitin 2017, 5 milion euro pagë plus bonuset.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb