Të fitosh gjithçka. Është kjo filozifia e Mançester Sitit, sigurisht injektuar nga Pep Guardiola. Por deri tani, Liga e Kampioneve nuk ka sjellë shumë kënaqësi për “Cityzens”. Pikërisht këtë duan të ndryshojnë kampionët në fuqi të Anglisë, ndërsa edhe shorti i dhuroi një rrugë më të lehtë për të arritur në çerekfinalet. Të paktën kështu duket në letër, pasi Mançester Siti luan kundër Shalkes dhe sfida e parë është në transfertë.

Manchester City 6 Crop1550597482321.jpg 715985292
Manchester City 6 Crop1550597482321.jpg 715985292

Përtej parashikimeve që shohin skuadrën e tij favorite të këtë ndeshje, Guardiola nuk ndan të njëjtin mendim. “Champions është një kompeticion special. Të gjitha skuadrat janë të mira. Nuk mund të kualfikohesh nëse nuk luan mirë. Për këtë arsye duhe të bëjmë lojën tonë, të jemi vetvetja dhe të bëjmë atë që jemi mësuar”, ishin fjalët e teknikut spanjoll në konferencën zyrtare përpara ndeshjes. Guardiola zbret në transfertën e Gelsenkirshen pa mungesa, por me luksin e zgjedhjes në një formacion të mbushur me yje dhe Serxhio Agueron të kthyer në një makineri golash në këtë sezon.

214936384 Cf029772 Dfbd 4977 8981 84cc0747405a
214936384 Cf029772 Dfbd 4977 8981 84cc0747405a

Manchester City: Ederson; Walker, Stones, Laporte, Delph; David Silva, Fernandinho, De Bruyne; Sané, Aguero, Sterling.
Tr. P.Guardiola

Captura De Pantalla 2019 02 19 A Las 10.35.24
Captura De Pantalla 2019 02 19 A Las 10.35.24

I vetëdijshëm për forcën e rivalëve, por gjithsesi me objektiv për të luajtur të gjitha shanset është prezantuar përpara ndeshjes trajneri I Shalkes, Domeniko Tedesko. Futbolli nuk është një shkencë ezkakte dhe gjithçka mund të ndodhë. Deklarat klishe, por kështu tekniku motivon lojtarët e tij. “Sfidojmë një skuadër shumë të fortë. Nuk jemi favoritë, por mund të luajmë mundësitë tona. Presim dy ndeshje shumë të vështira, duke nisur nga kjo në fushën tonë”, është shprehur Tedesko. Shalken e shqetëson vetëm forma e yllit të këtij sezoni, Harit, që gjithsesi pritet të zbresë në fushë nga minuta e parë.

11 12 2018 Xkvx Fussball Uefa Champions League Fc Schalke 04 Lok Moskau Emspor V L Trainer Do
11 12 2018 Xkvx Fussball Uefa Champions League Fc Schalke 04 Lok Moskau Emspor V L Trainer Do

Schalke: Fahrmann; Sané, Nastasic, Stambouli; Caligiuri, Bentaleb, Rudy, Oczipka; Harit, Burgstaller, Uth.
Tr. D.Tedesco
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb