Kryeqytetin Italian e viziton Man.City, për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Champions League. Mbrëmien e sotme Roma luan ndeshjen më të rëndësishme të sezonit ku në stadiumin “Olimpik” luhet një biletë kualifikimi. Trajneri Rudi Garcia ka vendosur ti besojë ekspertëve, në sulm sëbashku me kapiten Totti do të luajnë dyshja Gervinho-Ljajic. City nga ana tjeter duhet të bëjë llogaritë pa dy top player si Yaya Ture dhe Aguero. Dyshimi i vetëm për trajenrin e verdhekuqve është De Rossi, kapiteni i së ardhmes po kalon një moment të vështirë, i dyshuar për lidhje me grupe mafjoze. Në mesfushe pritet që titullar të jenë dyshja Nainggolan-Keita. “Duhet të fitojm dhe pikë, ska fjalë. Duhet të fitojmë për Romën dhe për tifozat”. Kto janë fjalët e para të Rudi Garcia-s në vigjilje të sfidës: “City ka një skudër shumë të mirë, grupi ynë është më i vështiri në Champions. Kemi bërë gjera të mira, nuk duhet të gabojmë”. Për ne është një finale, kemi cilësi dhe këtë e tregon fakti që jeminë këtë pikë. Lujamë përballë publikut tonë, kjo është një finale që na mbush me krenari. Duhet të zhfrytëzojmë çdo mundësi që na krijohet, do ishte e mrekullueshme të fitonim dhe ky është objektivi jonë”, theksoi Garcia.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb