Man.City siguroi pak ditë më parë titullin e dytë radhazi kampion në Premier League por festa e “qytetarëve” është prishur shumë shpejt, tani duhet të fitojnë betejën e vërtetë me UEFA-n nëse dëshirojnë të luajnë në Champions League. Qeveria e futbollit europian ka nisur zyrtarisht një hetim pasi dyshohet se City ka shkelur rregullat e Fair Play financiar.

Uefa
Uefa

Me anë të një komunikate për mediat, UEFA ka bërë publik këtë lajm por pa specifikuar detaje të tjera deri në momentin kur dhoma e arbitrazhit sportiv do të marr një vendim përfundimtar. Man.City dyshohet se ka shkelur rregullat e Fair Play financiar në vitin 2012 ku pronarët e klubit kanë derdhur në arkat e klubit 149 milion sterlina por i kanë deklaruar në formën e sponsorizimit, të njëjtën gjë kanë bërë edhe në vitin pasues duke futur në arkat e klubit 57 milion të tjerë, në mënyrë që të balanconin të ardhurat.

Pep
Pep

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi klubit të Man.City duke shfaqur hapur zhgënjimin për nisjen e këtij hetimi: “Man.City është i zhgënjyer por jo i befasuar nga ky hetim. Klubi ka besim se gjithçka do të shkojë pozitivisht pasi akuzat për parregullsi financiare janë totalisht false.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: