Mund të jetë Man.United pengesa e tretë ndërmjet Juve-s dhe Galatasaray-it për Wesly Sneijder. Në Angli shkruajnë se United është i gatshëm të futet në lojë për fantazistin holandez që pëlqehet aq shumë nga van Gaal. Kjo tratativë është mëse e mundur pasi klubi anglez i ka në dispozicion 20 milion euro që kërkojnë turqit për të lënë të lirë Sneijder. Nëse nga njëra anë menaxheri i lojtarit nuk ka ndërmed të bëjë ulje, nga ana tjetër trajneri i Galatasaray-it ka lënë të lënë të kuptohet se lojtari mund të largohet që në janar.

Problemi për Juve-n nuk është Sneijder, por Paul Pogba. Talenti francez prej kohësh ndiqet nga United, dhe sipas të gjithë gjasave verën e ardhshme Pogba nuk do të mbajë më veshur fanellën bardhezi. Prej ditësh flitet për një ofertë 100 milion euro në drejtim të Juve-s, por fillimisht drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” duhet të gjejnë zëvendësuesin e tij. Nëse Juve arrin tek Marco Verratti atëherë Pogba mund të transferohet në “Old Trafford”.

(d.b/e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb