ANGLI- Man.United po përgatit një ofertë shokuese për të transferuar Carlo Ancelotti-n në Old Trafford. Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo” United ka gati një ofrtë prej 300 mijë sterlinash në javë për të joshur teknikun Italian. “Djajt e kuq” e kërkojnë Ancelottin duke nisur që sezonin e ardhshëm, një tratativë e cila nuk do të jetë aspek e lehtë në një kohë kurë të dy palet si Ancelotti dhe Real Madrid dëshirojnë zgjatjen e kontratës. Mgjth 16 milion euro në sezon është një ofertë tunduese edhe për një trajner prestigji si Ancelotti.
Reali I Madrid-it po kalon një super formë këtë sezon kjo falë dhe mesfushorit Isco I cili ka bërë që mungesa e Luca Modric të mos ndihet. Sipas televizionit spanjoll Neox: Isco është I destinuar të qëndrojë përjet tek Reali edhe pse ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë aspak. Sipas Neox: Reali ka refuzuar një ofertë prej 80 milion euro e ardhur nga sheikët e Psg në drejtim të trekuartistit spanjoll.
(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: