Pas 10 fitoreve në 11 ndeshje në krye të Man.United, Ole Gunnar Solskjaer mori një leksion të vetë në “Old Traford” nga PSG. “Sheikët” e Parisit i shkaktuan një humbje të rëndë 2-0, një rezultat i cili ndërlikon shumë kualifikimin e tyre në Champions.

Buffon
Buffon

Në sfidën e kthimin trajneri i United duhet të bëjë pa shërbimet e Pol Pogba, i cili u ndëshkua me karton të kuq, i dytë i verdhë, por rrezikon të bëjë edhe pa dy titullarë të tjerë.

Gettyimages 1129211414 1024x1024
Gettyimages 1129211414 1024×1024

Ajo sfidë kishte shumë kosto për Solskjaer, pasi nga fusha të dëmtuar u larguan edhe Martial e Ligard: “Mendoj se do të qëndrojnë jashtë për 2-3 javë”, u shpreh Ole Gunnar.

Manchester United V Paris Saint Germain Uefa Champions League Round Of 16: First Leg
Manchester United V Paris Saint Germain Uefa Champions League Round Of 16: First Leg

Dy lojtarët humbasin në këtë mënyrë dy sfida shumë të rëndësishme kundër Chelsea dhe Liverpool ndërsa mbetet në dyshim prezenca e tyre më 6 mars në ndeshjen e kthimit kundër PSG.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb