Sivasspor sfidon në ndeshjen e fundit të kampionatit skuadrën e Kayserispor. Sulmuesi kuqezi i Sivasspor, Rei Manaj ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku fton tifozët që të jenë në stadium.
“Përshëndetje të dashur! Unë ju dua shumë dhe e di që keni sakrifikuar. Por ju pres edhe për ndeshjen e fundit të sezonit. E di shumë mirë rëndësinë e ndeshjes derbi, dhe do të fitojmë këtë sfidë të fundit me mbështetjen tuaj. Eja, shihemi në stadium”, – shkruajti ai.
(J.S/BalkanWeb)