I ndërtuar në vitin 1634 manastiri 400 vjeçar i Spilesë në Gjirokastër, fsheh brenda rrënojave të veta historitë e pathëna. Kisha e Lindjes së Shën Mërisë dhe shpella e eremitëve janë gjurmët e vetme të mbetura sot nga manastiri i dikurshëm. Ndonëse monument kulture i kategorisë së parë, rrënimi dhe harresa shumëvjeçare institucionale, po fshijnë gjurmët e fundit të kishës shekullore. Gazetarja Brikena Metaj na sjell nëpërmjet një reportazhi historitë e patreguara të këtij manastiri dhe atë ç’ka mbetur sot prej tij.