Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka njoftuar ditën e sotme se janë rihapur regjistrimet për fëmijët që do të fillojnë klasën e parë.

Manastirliu bën të ditur se sistemi do të jetë i hapur në platformën e-Albania për regjistrimet në shkollë deri më 6 Shtator.

Gjithashtu, ajo thotë se afati do të zgjatet edhe për regjistrimin e nxënësve të klasave të 10-ta.

Postimi
Njoftim i rëndësishëm për prindërit.
Të dashur prindër!
Ju informojmë se ditën e sotme janë rihapur regjistrimet për fëmijët, që do të fillojnë klasën e parë 📚🎒si dhe për ata të klasave të dhjeta, duke zgjatur afatin e regjistrimeve ne shkolla për këdo që ende nuk e ka përfunduar këtë proçes.
💻 Sistemi do të jetë i hapur në platformën e-Albania për regjistrimet në shkollë deri më 6 Shtator.
Lutemi në mirëkuptimin e në kërkesën për të përfunduar proçesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm, një proçes që merr vetëm pak minuta nga koha e secilit🙏
🏫Klasat I-ra dhe X-ta
🗓️Afati i regjistrimit: 2-6 Shtator
🖥️ Përmes platformës e-Albania

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb