Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi në konferencën me gazetarët, ku në fokus ishte Shëndetësia, se ka sinjale nga laboratorët tanë për ardhjen e varianteve të reja të Covid në Shqipëri. Duke folur për situatën epidemiologjike, Manastirliu ka deklaruar se ka një rritje të incidencës javore në 459 për 100 mijë banorë dhe se ka dyshime të arsyeshme për qarkullimin e varianteve të reja të covid19.

Ministrja shtoi se mostrat janë dërguar në Berlin për të pasur një konfirmim ose jo të këtij dyshimi.

Po sipas saj, edhe rritja e rasteve me Covid dyshohet se lidhet me variantet e reja të COVID.

“Vërehet se në javët e fundit dhe për me tepër në javën e 5 të vitit ka një trend në rritje të rasteve të konfirmuara me Covid 19. Nje trend i pritshem sipas ekspertëve që lidhen me sezonin e dimrit dhe kemi dyshime te arsyeshme te qarkullimit te varianteve të reja të Covid, që bazohen ne rritjen e rasteve të të rinjve të prekur, në rritjen e numrit të riinfektimeve dhe në sinjalet qe vijne nga Laboratori i ISHP. Po vijojme të çojme mostra në Berlin për të konfirmuar këto dyshime”, tha Manastirliu.

Manastirliu ka nënvizuar se incidenca më shqetësuese lidhet me të rinjtë.

“Incidenca më shqetësuese lidhet me rritjen e të prekurve mes të rinjve. Mosha mesatare e rasteve të prekura është 48.7 vjeç. Sa i takon vatrave, aktualisht janë 460 vatra infektimi, nga të cilat 330 janë familjare. Ndërsa në Tirane, perqindja e vatrave është e kombinuar, mes vatrave familjare dhe ato ne aktivitete biznesi”, theksoi Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb