Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi punimet për rehabilitimin e qendrës shëndetësore Pezë- Helmes, e cila po rehabilitohet në kuadër të programit të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore. E shoqëruar nga deputeti i zonës Arben Pëllumbi, Manastirliu u shpreh se investimet po shtrihen në çdo komunitet, nga qendra në periferi.

“Jemi sot në Pezë-Helmes, por ndërkohë po investohet në të gjithë periferitë e Tiranës, në Bërxullë, Petrelë, Arbanë, Selitë, Vaqarr, Kombinat, Ndroq, erj. Janë 9 qendra në Tiranë ku po ndërhyjmë dhe pritet të përfundojnë brenda 2 muajve. Po çojmë shërbimin me standarde në zemër të komunitetit, jo vetëm në qendrat e mëdha, për të garantuar akses universal dhe shërbim cilësor për qytetarët, kudo ku ata jetojnë. ”- tha Manastirliu.

Me programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, brenda vitit do të rehabilitohen 100 qendra shëndetësore dhe ambulanca. Vetëm në bashkinë Tiranë në 2 vite janë rehabilituar 24 qendra shëndetësore dhe ambulanca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb