KUKES

Ministrja Manastirliu vizitoi këtë të hënë pikën e ambulancës në Lusen të Kukësit, e cila sapo ka përfunduar rehabilitimin e plotë.


“Kujdesi parësor është në qendër të vëmendjes tonë ndaj po investojmë jo vetëm në qytet por edhe në fshat, për ambulanca të rehabilituara e me pajisje të reja, në kuadër të programit të rehabilitmit të 300 qendrave shëndetësore”, tha Manastirliu.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi nga Kukësi se është siguruar edhe furnizimi me barnat e urgjencës për 92 qendra shëndetësore dhe pika ambulancash që rrezikojnë bllokimin gjatë dimrit, nga veriu në jug të vendit.


“Me buxhetin e vitit të ardhshëm rehabilitojmë 100 qendra të tjera shëndetësore dhe pika ambulancash për të ofruar shërbim shëndetësor me cilësi, sa më afër vendbanimit të qytetarëve, kudo ku ata ndodhen”, tha Manastirliu.

(BalkanWeb)