Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tregon në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 se sot Shqipëria ka të kontraktuara 2 milion e 900 mijë doza vaksinash ose gati 3 milion të tilla.

Manastirliu thotë se po vijon puna për të kontraktuar vaksina të tjera në mënyrë që të arrihet objektivi që deri në pranverën e ardhshme çdo shqiptar të ketë marrë dozat e nevojshme.

Ndërkohë ministrja thotë se në Shqipëri nuk ka pasur problem të hezitimit prej vaksinave, por mund tëketë një neglizhencë prej verës dhe vapës.

 

‘’Sa i përket bonuseve, edhe Greqia ka vendosur një dhuratë në thonjëza për çdo qytetar që vaksinohet. Ne kemi një trashëgimi shumë të mirë për vaksinimin. Kemi mbulesë vaksinale që tek fëmijët me përqindje të lartë mbi 97%, nuk kemi hezitim për vaksinat. Në pak muaj ne kemi vaksinuar popullatën. Por kur ka qëndrueshmëri, këto raportojnë edhe ekspertët e ISHP, vapa, shoqërueset e verës, që të ketë një neglizhencë për vaksinën. Jemi të vendosur që përgjatë gjithë verës të vijojmë vaksinimin. Të bëjmë të mundur që gjithë zinxhiri të vaksinohet.

Kontrata apo marrëveshja kuadër me programin, ku kemi 1 milion e 140 mijë doza. Sot Shqipëria ka kontraktuar dhe ka në dispozicion 2 milion e 900 mijë doza vaksinash të kontraktuara. Po vijojmë për të kontraktuar të tjera që deri në pranverën e ardhshme çdo qytetar të jetë i vaksinuar. ‘’- tha Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb