Mançester Siti i Pep Guardiolës ka arritur të sigurojë një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Lesterit në shtëpi me rezultatin 2-1. Tre pikshi i sotëm i ngjiti “qytetarët” në vendin e 3-të, një pikë më shumë se Liverpuli i vendit të 4-t.

Golat për Mançesterin u shënuan nga David Silva dhe Gabriel Jezus me penallti. Për miqtë golin e shënoi Okazaki. Mahrez kishte shansin e artë të barazonte shifrat kur në minutën e 77 gabon nga pika e bardhë e penalltisë duke rrëshqitur në momentin e gjuajtjes. Për arbitrin ishte faull pasi topi u godit me të dy këmbët.

MahrezKu kanë ngelur edhe dy javë nga fundi i kampionatit, Siti në ndeshjen e rradhës do të presë në shtëpi Uest Bromuiçin ndërsa Leisteri do të ndeshet me Totenhamin e vendit të dytë./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: