Ole Gunar Solskjaer po afrohet gjithnjë e më shumë te rinovimi i shumë ëndërruar, çka do t’i mundësonte rolin permantet si trajner i Mançester Junajtid. Norvegjezi ka marrë rezultate mjaft të mira dhe drejtuesit po binden që t’i ofrojnë atij një kontratë të re.

Solskjaer e mori ekipin pas shkarkimit të portugezit Zhoze Murinjo në dhjetor, ndërsa ka pasur një kontribut maksimal në ngjitjen e ndjeshme të “djajve të kuq” në renditje. Klubi është i bindur se norvegjezi është personi i duhur për ta drejtuar ekipin dhe në sezonin e ri.

Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, Solskjaer ka ngrohur klubin, ndërsa edhe fakti se ai është një njohës i mirë i ambientit dhe mentalitetit duke qenë se nën drejtimin e Sër Aleks Fergusonit, i dha Mançester Junajtidit Ligën e Kampioneve në finalen e luajtur me Bajernin e Mynihut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb