Real Madrid është vënë në gjurmët e mesfushorit francez Pol Pogba, që aktivizohet në Premier Ligë me fanellën e Mançester Junajtidit. Pogba është një nga objektivat kryesorë të merkatos së disa klubeve, por vetë mesfushori ka shprehur në jo pak raste simpatinë për skuadrën madrilene dhe respektin ndaj trajnerit Zidan, çka ka bërë që të përforcohen gjithnjë e më shumë zërat që e shohin Pogba me fanellën e bardhë sezonin e ardhshëm.

Por, pasi flirteve të vazhdueshme të “Los Blancos” dhe mesfushorit të përfaqësueses së Francës, një lajm i publikuar sot në mediat angleze ka trembur jo pak tifozët e Realit. Mançester Junajtid kërkon plot 160 milionë paund për ta lënë të lirë Pogban. 26-vjeçari ka ended y vite kontratë me “Djajtë e Kuq”, por një çmim i tillë duket se ka lëkundur jo pak Florentino Perezin, që ka ndarë mënjanë 500 milionë euro për ringritjen e klubit të tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb