Duke folur në konferencën për shtyp, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, dha mendimin e tij për situatën e dëmtimeve  në shtëpinë e kampionëve të Anglisë.

“Nuk ka asnjë lajm të mirë për të lënduarit. Kemi në dispozicion të njëjtët lojtarë si në Lisbonë. Lojtarët që udhëtuan me ne janë ende mirë” – tha Guardiola para ndeshjes ndaj Brighton. Kujtojmë se përveç Rodrit që ka humbur sezonin, aktualisht të padisponueshëm për shkak dëmtimi janë Dias, Bobb, Grealish dhe Stones.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb