Manchester City i është bashkuar Barcelonës në garën për Adrien Rabiot. Sipas Marcas, trajneri i skuadrës angleze, Pep Guardiola, e ka takuar tashmë yllin e Paris Saint Germain dhe kanë folur për një transferim të mundshëm në verën e ardhshme.
23-vjeçarit i skadon kontrata në verën e 2019 dhe kështu do të jetë lojtar i lirë, por kampionët e Ligue 1 do të tentojnë në janar të rinovojnë kontratën e tij.

“Nuk e di nëse ai do të qëndrojë, unë dua që ai të qëndrojë, por varet nga ai. Ka një potencial të madh dhe mund të përmirësohet ende”, ka thënë trajneri i PSG, Thomas Tuchel.

Klubi katalanas gjatë verës transferoi Arthur Melon dhe Arturo Vidalin për të zëvendësuar Andres Iniestan dhe Paulinhon, por Rabiot shikohet si lojtari që do e përforconte akoma më shumë repartin e mesfushës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: