Manchester City ka mposhtur 2-0 Chelsea në “Wembley”, duke fituar Superkupën e Anglisë. Kjo është hera e pestë që City e fiton këtë trofe, që për herë të fundit e kishte ngritur në qiell në vitin 2012.

Për kampionët e Anglisë “heroi” ishte Sergio Aguero, autor i të dy golave.

“El Kun” e shënoi golin e parë që në minutën e 13-të, pas pasimit të marrë nga talenti Phil Foden, i lindur në vitin 2000, një nga futbollistët që do të promovohet nga Guardiola gjatë këtij sezoni.

E njëjta situatë u përsërit edhe në pjesë e dytë, kur ekzaktësisht në minutën e 13-të, sulmuesi argjentinas, këtë herë i shërbyer nga Bernardo Silva, mposhti për herë të dytë bashkatdhetarin Caballero.

Sergio Aguero ka arritur kuotën e 201 golave me Manchester City në të gjitha veprimtaritë dhe vazhdon të konfirmohet si golashënuesi më i mirë në historinë e kësaj skuadre.

Katër edicionet e fundit të Superkupës së Anglisë ishin fituar nga ekipi fitues i Kupës së Anglisë, por Chelsea, nën drejtimin e trajnerit të ri Maurizio Sarri, tregoi se nuk është ende në nivelin e ekipit të Pep Guardiola.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: