Klas i padiskutueshëm dhe i cilësuar si pasardhësi i denjë i Cristiano Ronaldo. Joao Felix i ka mahnitur të gjihë me sezonin e tij te Benfica, teksa klubet më të mëdhenj të Europës kanë hyrë në një garë të fortë për të marrë shërbimet e tij. Juventus, Real Mandrid, Manchester City dhe Manchester United kërkojnë të rrëmbejnë sulmuesin 20 vjeçar.

Maxresdefault
Maxresdefault

Por duke qëndruar në atë që raporton në numrin e së martës gazeta më e madhe sportive portugeze “Record” më të favorizuar janë “Djajtë e Kuq”. Si gjithmonë në tregun e transferimeve, gjithçka ka të bëjë me financat. Ndryshe nga rivalët në merkato që vlerësojnë Joao Felix, por nuk duan të vendosin një “bast” të vështirë për të ardhmen, Manchester United është gati të shpenzojë që tani një shumë marramendëse.

Gettyimages 1038445112
Gettyimages 1038445112

Bëhet fjalë për 120 milion euro, shifër kjo e përcaktuar nga klauzola në kontratën e futbollistit. Madje, duke qëndruar në atë që raporton e përditëshmja portugeze, klubi i Premier League ka avancuar në tratativa. Benfica nuk është kundër shitjes së Joao Felix dhe me shumë mundësi transferimi i tij do të jetë një nga më të bujshimit në merkaton e verës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb