Mediat italiane këmbëngulin se Interi nuk dëshiron të ndahet me Federico Dimarco pavarësisht interesimit të fortë nga Manchester United dhe Real Madrid.
Di Marco është shfaqur si një përforcim i mundshëm për të dy gjigantët evropianë, raportoi Independent të martën. Gjithsesi, zikaltërit nuk tundohen dhe janë të bindur për qëndrimin e lojtarit.

Interi e vlerëson mbrojtësin e tyre 40 milionë euro, por nënkampionët e Europës janë të prerë dhe kanë bërë të ditur se lojtari nuk është në shitje.
Klubi ka në mendje një lëvizje tjetër. Interi synon shitjen e Gosens, për të vetë-financuar një afrim të mirë në merkato.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: