Drejtuesit e Manchester United kanë nisur te bëjnë planet për sezonin e ardhshëm. Ekipi nga Old Trafford ka në shënjestër disa lojtarë, të cilët synon t’i transferoje gjatë merkatos se verës.

Njëri nga lojtarët që po vëzhgohet me kujdes nga menaxheri holandez, Louis Van Gaal, është edhe sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ben te ditur gazeta The Guardian.

Por, United nuk do ta ketë lehtë ta transferoje francezin, i cili vlerësohet rreth 56 milion euro, pasi për të interesim ka shfaqur edhe Arsenali.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: