Manchester United do te shkoje ne Kine ne korrik për një turne promocional para nisjes se sezonit 2016-2017, beri te ditur te martën klubi anglez.

Red Devils do te qëndrojnë tete dite ne Kine e do te luajnë dy ndeshje. Datat e ndeshjeve dhe ekipet kundërshtare ende nuk janë përcaktuar.

Ky do te jete udhëtimi i 11-te i ManU ne Kine, ku klubi ka mbështetjen e 107 milionë fansave. Ne udhëtimin e fundit ne korrik 2013, MU luajti para 40.000 spektatoreve ndeshjen ndaj Kitchee SC.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: