Trajneri i njohur, Roberto Mancini u tregua i prerë, në një intervistë të dhënë së fundmi për TG1.
“Jo, nuk do të përsërisja zgjedhjen që të largohem nga Italia për në Arabinë Saudite. Pra, nuk do e bëja sërish të njëjtën gjë”- tha Mancini.
Kujtojmë që tekniku u largua në fund tetorit nga pankina e Arabisë Saudite, pasi ndërpreu me konsensus bashkëpunimin, pas një akordi me Bordin Drejtues të Federatës Saudite të Futbollit.
(J.S/BalkanWeb)