Roberto Mancini braktisi stolin e Italisë për një kontratë sheikësh, pranoi të drejtojë Arabinë Saudite, por gjërat nuk po shkojnë ashtu si tekniku “azzurr” shpresonte, të paktën jo në aspektin sportiv. 1 pikë në 2 ndeshjet e fundit, një humbje kundër Japonisë dhe një barazim 0-0 përballë Bahrejn janë shifra që dënojnë Mancinin.

Drejtuesit e Federatës së Arabisë Saudite nuk janë aspak të kënaqur me këtë rendimet, por as me sjelljen e tij ku së fundmi u kap edhe me tifozët. Sipas mediave, Mancini mund të shkarkohet nga stoli i ekipit përfaqësues.

Corriere della Sera shkruan se ëndrra e madhe e sheikëve është Zinedin Zidane. Problemi në këtë pikë është se Zidane që nga viti 2021 kur u largua nga Real Madrid ka refuzuar oferta pafund, nga PSG, Bayern Munich etj.

Zidane këtë periudhë ka qenë gjithnjë në pritje të përfaqësueses franceze, por Deschamps as që kanë ndërmend të largohet, por as drejtuesit e Federatës jo vetëm që nuk e shkarkuan, por i rinovuan kontratën deri në 2026. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendos tani Zidane, të pranojë një kontratë sheikësh, apo të vijojë të pres Federatën Franceze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: