Roberto Mançini nuk fsheh pendimin, për faktin që u largua nga kombëtarja “azzurre” për të pranuar milionat e sheikëve në Arabi.

Tekniku italian në një intervistë të dhënë pranoi se do të kishte reflektuar nëse do të kthehej pas në kohë lidhur me ofertën e ardhur nga Arabia: Nëse do të kthesha pas në kohë, do ta kisha rivlerësuar largimin nga kombëtarja, pas më duhet ta pranoj se ishte një zgjedhje e gabuar. Kisha krijuar një marrëdhënie tepër pozitive e mbështetur mbi besimin reciprok me drejtuesit e federatës italiane, ndaj nëse do të uleshim e të bisedonim më gjatë për t’u sqaruar njëri me tjetrin ndoshta sdo të isha larguar.

Në fund ai u pyet edhe lidhur me interesimin e Romës, përpara se klubi verdhekuq të firmoste me Ranierin, ishte emri i tij që u përfol për të drejtuar skuadre, me Mançinin që si ish lacial zgjodhi të përgjigjej si profesionist: Nëse do të më vinte oferta e duhur mbi një projekt ambicioz, do ta kisha pranuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: