Menaxheri i Interit, Roberto Mancini, thotë se ai është “xheloz” me arritjet e Jose Mourinhos te klubi Zikaltër. Mancini fitoi tre tituj të Serie A me Interin kur për të parë herën ishte me klubin nga viti 2004 deri në vitin 2008, por pas shkarkimit ai u zëvendësua nga Mourinho.

Tash, ish-menaxheri i Cityt, i cili u rikthye në San Siro vitin e kaluar, ka thënë se është xheloz me Mourinhon, i cili fitoi tripletën gjatë sezonit 2009/10. “Mendoj se ai është një trajner i mirë”, ka thënë Mancini për portugezin, transmeton tg.

“A jam xheloz për tripletën e tij? Është një emocion natyral, por besoj se gjërat ndodhin sepse janë shkruar të ndodhin”, ka shtuar italiani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: