Flamur Golemi, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Gjirokastrës ka marrë sot vendimin e gjykatës që e cilëson si të ligjshëm mandatin e tij të fituar më 30 qershor. Golemi ishte kandidat i vetëm në këtë proces, pas bojkotit të opozitës.


Gjithashtu vendim gjykate, për mandat të ligjshëm vendor, ka marrë edhe kandidati i PS në Memaliaj, Gjolek Guci, i cili gjithashtu nuk kishte kundërshtarë përballë më 30 qershor. Gjykata e ka vlerësuar si të ligjshëm mandatin e tij, për të drejtuar në 4 vitet e ardhshme, Bashkinë e Memaliajt.


Me vendim gjykate, të cilësuar po ashtu të ligjshëm do të drejtojë Bashkinë e Matit edhe Agron Malaj.


(BalkanWeb)