TIRANE

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit tha se nëse opozita do e kishte seriozisht djegien e mandateve duhet ta kishte bërë që sot.

Duke folur për gazetarët pas takimit me aleatët në selinë e PD, Basha e konsideroi si budallallëk deklaratën e Ramës, pasi sipas tij opozita ka marrë vendim për t’ju bindur urdhrit të qytetarëve. Sipas Bashës, Rama nuk është më kryeministrit i Shqipërisë dhe parlamenti nuk është legjitim.

Mos humbisni kohë me budallaqet e një njeriu të çekuilibruar. E gjithë opozita po i bindet urdhrit të qytetarëve dhe sovranit që u derdh në protestën e 16 shkurtit. Të tjerat janë budallaqe për të evituar të vërteten. Rama nuk është më kryeministrit i Shqipërisë dhe parlamenti nuk është legjitim. Është kolapsi total i sistemit arsimor, është papunësia, varfëria ulur këmbëkryq. Është gjendja e shëndetësisë shqiptare, është ekonomia dhe emigracionit që po zbraz Shqipërinë. Janë këto probleme që kërkojnë zgjidhje. Edi Rama nuk mund t’i japë këto zgjidhje për arsye se qeveria e tij është produkt i krimit dhe oligarkëve.

Pas u kap duke vjedhur 30 mln euro tek Unaza me një kompani që nuk ekziston, nuk shkon askush në burg. Asgjë tjetër nuk e shpjegon se si mund të zhvendoset lumi i Lanës pak më tutej për të mbrojtur pronën e një trafikanti droge me projekt 60 mln euro. Ky është shteti i kapur nga krimi. Ky nuk është shteti që shqiptarët duan dhe meritojnë dhe këtë shqiptarët e treguan me protestën më të madhe me Shqipërinë më të rrudhur demografikisht në 28 vite. Ndaj, mbajeni vëmendjen tek ky moment kyç i historisë tonë, që është një moment bashkimi, vetëdijësimi dhe qëndrese. Do të ketë një të ardhme për shqiptarët. Ne jemi të vendosur t’i prijmë betejës”- tha Basha.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb