TIRANE

Ish kandidati i PD në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit duke i hapur rrugë marrjes së mandatit të deputetit.

Lefter Maliqi prej kohësh është larguar nga PD dhe aktualisht është emëruar në detyrë si zv.drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Maliqi është pretendenti i pestë nga radhët e opozitës që kërkon të marrë mandatin e  deputetit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sot në orën 12:00 për t’i dhënë mandatin e deputetit 4 kandidatëve nga radhët e LSI-së, pjesë e listës zgjedhore të kësaj force politike, pas vakancave të krijuara nga djegia e mandatit nga deputetët e opozitës.

KQZ njofton se do të zëvendësojë deputetët Endrit Braimllari, Qarku Tiranë, Përparim Spahiu Qarku Dibër, Edmond Haxhinasto qarku Berat dhe Floida Kërpaçi Qarku Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb