TIRANË
Këshilli Kombëtar i PD ka vendosur unanimisht pro djegies së mandateve parlamentare nga deputetë e PD. Kështu bënë me dije burime pranë selisë së PD për “BalkanWeb”. Ndërkohë një situatë e pazakontë është krijuar në oborrin para selisë së Partisë Demokratike.
Qindra mbështetës të PD-së të saj qëndrojnë në oborr duke lëshuar herë pas here thirrje pro Bashës.
Me propozim të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, grupi parlamentar i tha ‘po’ djegies së mandateve parlamentare dhe tashmë vjen dhe vendimi përfundimtar nga Këshilli Kombëtar duke krijuar një rast të paprecendentë.
Prej së dielës kur Basha anoncoi propozimin e tij, ka zhvilluar një sërë takimesh si brenda forumeve të PD ashtu edhe me aleatë.
Ndërkohë dy ditët e fundit kanë qenë intensive në takimet me diplomatët e huaj. Përfaqësuesit e BE dhe SHBA janë shprehur kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve.
(m.k/BalkanWeb)