TIRANE

Një ditë pasi Partia Demokratike, aleatët e saj dhe LSI-ja vendosën djegien e mandateve të deputetit, sot selia blu ka kaluar në veprime konkrete. Ajo ka mbledhur në orën 18:00  Kryesinë e saj. Pas mbledhjes së kryesisë, e cila zgjati për më shumë se dy orë, kreu i saj Basha në fund  foli për mediat, ku njoftoi se Kryesia ka vendosur djegien e mandateve.

“Mbledhja e Kryesisë së PD sapo përfundoi me votë unaime u miratua vendimi për djegie mandatesh”, tha Basha.

Kryedemokrati Basha shtoi se djegia e mandateve nuk është një qëllim në vetvete, por fillimi i një sfide e cila synon të garantojë një qeveri për njerëzit, e jo për krimin.

“Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetvete. Djegia e mandateve është alternativa e  fundit që i është lënë opozitës që të arrijë një qëllim madhor. Të shembë një qeveri të krimit dhe t’i japim shqiptarëve një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit”, tha Basha.

Kjo mbledhje nisi në orën 18:00, ndërsa Partia Demokratike synon krijimin e një qeverie tranzitore dhe largimin e kryeministrit  Rama. Gazetari Klajdi Bodlli tha për “BalkanWeb” se deputetët do të bëjnë një kërkesë personale për lënie mandati dhe këto do t’i dërgohen më pas Kuvendit.

Ndërsa edhe nesër në orën 17:00 po ashtu PD ka thirrur Këshillin Kombëtar, i cili do të jetë organi përfundimtar që do të vendosë për lënien ose jo të mandateve.

Gjatë mbledhjes së grupit të PD u vendos të mandatohet kryetari Basha që të mbledhë Këshillin Kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar dhe të ngrihet një grup pune për teknikalitetet me njerëz që njohin ligjin dhe zgjedhjet. Janë propozuar për grupin: Gaz Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata, Ivi Kaso.

Gjatë ditës së sotme, Basha deklaroi se nuk ka më kthim pas për djegien e mandateve dhe se nuk do të ketë më parlament fasadë.

“Ajo që do të ndodhë është kjo nuk ka kthim prapa. Nuk është thjesht çështje mandatesh. Nuk do ketë më parlament, nuk do ketë më. Nuk ka pasur por nuk do ketë parlament fasadë. Ata mund të mblidhen, do vazhdojnë të marrin vendime kundër shqiptarëve, shqiptarët do t’iu përgjigjen dhe ne do jemi në krahë të shqiptarëve për t’iu përgjigjur që nga dita e enjte”, ka theksuar kryetari i PD.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb