TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka drejtuar sot një kërkesë zyrtare Prokurorisë së Përgjithshme ku i kërkon informacione shtesë për deputetin socialist Armando Prenga. BalkanWeb ka siguruar letrën e KQZ-së drejtuar këtij institucioni ku kërkohet nëse Prenga është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, brenda apo jashtë vendit.

Në një kohë kur pritej vendimi për mandatin e deputetit, KQZ-ja vendosi që të ndërmarrë këtë hap, duke kërkuar më shumë materiale për Prengën.

Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar Prokurorisë dokumenta nëse ligjvënësi është dënuar apo jo me vendim jo përfundimtar nga një autoritet gjyqësor i një shteti anëtar i BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë.

BalkanWeb ju sjell si më poshtë kërkesën zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve drejtuar prokurorisë për rastin ‘Prenga’.
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2017/02/shkrese-prenga-final.docx” viewer=”microsoft”]
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: