TIRANË- Këshilli i Mandateve dhe Rregullores pas disa orësh diskutime ka rrëzuar poshtë kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetit socialist Rakip Suli. Në mbledhjen e drejtuar nga kreut i Kuvendit, Ilir Meta pati shumë diskutime mes përfaqësuesve të maxhorancës dhe opozitës.

Mësohet se Këshilli i Mandateve e ka çuar mandatin e Sulit në Parlament. Sakaq, fill pas mbyllës së këtij takimi, deputeti i Partisë demokratikë, Arben Ristani deklaroi para mediave se ‘qeveria e kleptokratëve po vjedh shqiptarët’. “Vendimi i sotëm, duan të fshehin vjedhjen. Do të vazhdojmë betejën tonë me këtë qeveri”, tha Ristani.

DEBATET NE MBLEDHJEN E KESHILLIT TE MANDATEVE
Partia Demokratike ka dorëzuar në muajin dhjetor në Kuvend kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetit Rakip Suli, pasi sipas saj Suli ka shkelur ligjin për konfliktin e interesit, duke përfituar fonde publike nga OSHEE.

Sipas deputetëve demokratë, djali i deputetit Suli i ka dhënë me qira një godinë OSHEE-së. PD ka paraqitur edhe dokumentet e QKR-së, që tregojnë se aksionet i ka Saimir Suli, djali i deputetit.

Dhe në bazë të ligjit 9367, pika 1 e nenit 24, ndalohen kontratat apo përfitimet me fondet publike edhe për familjarët e deputetit, fëmijët e tij madhorë, siç është në këtë rast me djalin e zotit Suli.

Deputeti demokrat, Arben Ristani kërkoi heqjen e mandatit pasi deputeti është në konflikt të hapur interesi, duke përfituar fonde publike. “Ne duhet të jemi të përgjegjshëm për t’i dhënë publikut pak drejtësi në këtë vend”, ka thënë Ristani.

Ndërsa deputeti, Eduard Halimi tha se fenomeni i kleptokracisë në parlament duhet të marrë fund. “Ky fenomen e ka kthyer parlamentin në një parlament kleptokrat. Ky fenomen nuk është parë kurrë. Na vjen turp që futemi në atë parlament. Është imediate kërkesa për heqjen e mandatit”, tha Halimi.

Ai deklaroi se deputetët po marrin miliona nga fondet publike. “Tenderët që marrin deputetët janë me urdhër të Ramës. Po fshihni kërkesat tona për heqjen e mandateve. Po mbroni deputetët që përfitojnë fonde publike. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk i mbroni dot më deputetët”, u shpreh Halimi.

Ndërkohë, deputeti Fatmir Xhafaj theksoi se raporti duhet të paraqitej më mirë. “Pjesa tjetër është retorikë politike. Kjo do ishte procedura normale. Nëse Ristani nuk e paraqiti mirë, kjo është çështje tjetër. Meqë janë dhe kamerat këtu, le të bëjmë një show e të themi sa bukur flasim.”, tha Xhafaj.

Sakaq, në fjalën e tij deputeti i PD-së, Kastriot Islami tha se mes të pranishmëve në këtë komision duhet të ketë konsensus për të marrë më pas një vendim të përbashkët. “Ne qe jemi këtu në këtë sallë, duhet të kemi konsensus për një vendim të përbashkët. Përballë këtyre fenomeneve, do them dy tre gjëra. Nga pikëpamja politike, ne na duhet se ka një interes që të luhet m një imazhi që ka një përgatitje dhe ka një integritet.”, -deklaroi Islami.
Deputeti Kastriot Islami tha se po të ishte në vendin e deputetit Suli, do të shkonte në Gjykatën kushtetuese dhe do pastrontte emrin dhe pastaj do vinte në Kuvend.

DEBATET
Islami: Kush nuk është mirë, raporti i OSBE-ODIHR. I vetmi që ka filluar 23 vjeç është Ilir Meta këtu.
Meta: 22 vjeç
Islami: Po 22 se e hëngra një vit
Avokati: Kur është bërë kontrata nuk ka qenë ent publik. E gjithë kjo nuk ka asnjë bazë ligjore. Gjithë referimet që bëjmë tek ligji dhe tek raportet e ILDKP-së tregojnë se nuk jemi në rastin e papajtueshmërisë. Jemi në shtrembërimin e një instrumenti kushtetues për qëllime politike.
Halimi: Ne nuk jemi gjyqtarë. Ne jemi opozita, detyra jonë të kërkojmë transparencë. Të bëjmë transparente për qytetarët, mënyrën se si funksion qeverisja.
Halimi: A është e vërtetë që Aurora grup ka fituar një kontratë duke marrë 180 mln lekë nga OSHEE?
Avokati: Nuk është e vërtetë, nuk e ka fituar sepse do të thotë të konkurrosh.
Halimi: A është e vërtetë që 180 mln lekë nga OSHEE kanë shkuar tek Aurora grup?
Avokati: Një shoqëri private ka lidhur kontratë me një shoqëri private.
Halimi: Tek Aurora Grup a është ortak Sajmir Suli?
Avokati: Po është.
Halimi: A është Sajmir Suli, djali i deputetit Suli?
Avokati: Po sigurisht.
Halimi: Kjo kontratë është bërë kur ka qenë zoti Suli deputet apo jo?
Avokati: Kontrata është bërë kur zoti Suli ishte deputet.
Avokati: Në momentin që është lidhur kontrata bëhet fjalë për një shoqëri private që ka lidhur kontratë me një shoqëri private.
Xhafaj: E vërtetë që nuk jemi gjyqtarë, por nuk jemi as prokurorë. Ne jemi ligjvënës dhe duhet të respektojmë të parët Kushtetutën dhe ligjet e shtetit. Kjo na dallon ne nga opozita. Zoti Roshi, kompania me të cilën ka lidhur kontratë shoqëria Aurora sh.p.k në momentin që lidhi kontratën ka qenë një kmpani që operonte me buxhetin e shtetit apo me para private?
Avokati: Operonte me para private.
Xhafaj: Djali i deputetit ka qenë nën 18 vjeç apo mbi 18 vjeç në momentin e lidhjes së kontratës?
Avokati: Ka qenë mbi 18 vjeç.

(m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: