TIRANE-Kuvendi i Shqipërisë ka diskutuar sot projektvendimi për mandatin e deputetit Mark Frroku. Sipas deputetit demokrat Arben Ristani u shpreh se mandati i deputetit Mark Frroku duhet të mbarojë, ndërsa theksoi se dekriminalizimi është “beteja më e madhe e opozitës”. Ndërsa mazhoranca është shprehur se në Kuvend do të votohej për të çuar këtë çështje në Kushtetuese. Edhe kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se duhet një zgjidhje kushtetuese për rastin.

“Dekriminalizi ka qenë beteja më e madhe e opozitës që nga fillimi i kësaj legjislature. Në marrëveshjen e dhjetorit 2014 rramë dakord të dekriminalizojmë parlamentin dhe adminsitratën, por ende nuk kemi arritur të miratojmë projektligjin për t’i hapur rrugë ktij procesi. Çelësi është vullneti politik. Kushtetua nuk është instrument që mbron burgaxhinjtë apo njerëzit e krimit. Sot çështja është a kemi vullnet për ta bërë këtë, apo ta leme të na mbysë krimi me situatën e krijuar. Qëndrimin tonë e kemi paraqitur me shkrim. Çështja mund të shkojë edhe në Kushtetuese, pasi ky Parlament të shprehë qëndrimin e tij për mbarimin e mandatit të Frrokut. Gjatë mbledhjes së Këshillit pati një diskutim për precedentin, ku u tha se praktika parlamentare ka qenë e vakët për këtë rast, dhe çështja mund të shkojë edhe në Kushtetuese”, tha Ristani.

Ndërkaq, ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se sipas rregullores së Kuvendit deputetit Frroku duhet të hiqet mandati për shkak të mungesës prej më shumë se 6 muajsh në Kuvend.

“Sot në votim duhet të hidhet heqja e mandatit të deputetit Frroku. Sipas rregullroes një deputet që mungon prej 6 muajsh në Kuvend i hiqet mandati”, tha Topalli.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb