Në rubrikën Opinion në News 24 u zhvillua një debat mes të ftuarve për mandatin e Olta Xhaçkës.
Deputetja e PD Ilda Dhori deklaroi se qeveria vazhdon që ta mbrojë Xhaçkën. Ndërsa, Edvin Kulluri nga lëvizja “Djathtas” deklaroi se askush nuk qëndron mbi Gjykatën Kushtetuese.
Ilda Dhori: Maxhoranca provokoi sot në parlament. Qeveria vazhdon që të mbrojë Olta Xhaçkën. Mandati i Xhaçkës duhet që t’i kalojë parlamentit. Spiropali erdhi kryetare e parlamentit pikërisht për të marrë në mbrojtje Xhaçkën. Parlamenti po mbron Xhaçkën, nuk i hap rrugë drejtësisë.
Edvin Kulluri: Rasti i Xhaçkës është i panegociueshëm, askush nuk mund të qëndrojë mbi Gjykatën Kushtetuese. Është absurde sesi nuk pyetet Gjykata Kushtetuese. Nuk ka shanse që të interpretohen vendimet e GJK. Komisioni i Venecias mund të japë sugjerime, por mbi GJK nuk del askush.