Jorida Tabaku, deputete e PD-së, në emisionin “Kjo Javë” në News24 të gazetares Nisida Tufa, duke komentuar çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, tha se 3 herë Parlamenti ka marrë në mbrojtje duke mos zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Tabaku tha se po krijohet një precedent i rrezikshëm lidhur me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke kujtuar këtu 3 vendimet për Xhaçkën, atë për profesionet e lira, atë për Komisionet Hetimore, që nuk po zbatohen.
“Çfarë Shqipërie është kjo e 2024, kur nuk ka respekt për vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Vendimi është i qartë: Kuvendi ka vetëm një detyrë, ta çojë në Kushtetuese”, tha Xhaçka.